Politika e privatësisë
E përditësuar: 2026
Çfarë të dhënash mbledhim
Për të përpunuar porositë mbledhim: emrin, emailin, numrin e telefonit, adresën dhe qytetin, si dhe produktet e porositura. Nëse krijoni llogari, ruajmë gjithashtu emailin dhe të dhënat e profilit.
Si i përdorim
Të dhënat përdoren vetëm për realizimin dhe dërgimin e porosisë, komunikimin me ju për statusin e porosisë, mbështetjen e klientit dhe — nëse abonoheni — për njoftime e zbritje. Nuk i shesim të dhënat tuaja palëve të treta.
Pagesa
Pagesa bëhet vetëm kesh në dorëzim. Nuk mbledhim dhe nuk ruajmë të dhëna të kartelave bankare.
Ruajtja dhe siguria
Të dhënat ruhen në serverë të sigurt me qasje të kufizuar dhe transmetohen përmes lidhjeve të enkriptuara (HTTPS). Emailat dërgohen përmes ofruesit tonë të email-it.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, si dhe çabonim nga njoftimet, duke na shkruar në kontakt.
Kontakti
kutia · Tel: 044 290 609
